OBSH do të miratojë disa vaksina nga vende të ndryshme

Bota

OBSH do të miratojë disa vaksina nga vende të ndryshme

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Duke iu referuar një dokumenti të brendshëm, agjencia “Reuters” bëri me dije se për zgjidhjen e problemit të mungesës së vaksinës dhe për shpejtimin e vaksinimit, OBSh-ja planifikon që brenda disa javësh dhe muajsh të miratojë sa më parë vaksinat e prodhuara nga vendet perëndimore dhe Kina.

”Reuters”-i njoftoi se sipas dokumentit, OBSh-ja do të shpejtojë procesin e miratimit të vaksinave në janar ose shkurt për vaksinat e zhvilluara nga “AstraZeneca” e Britanisë dhe Instituti “Serum” i Indisë.

Vaksinat nga “SK Bioscience” nga Koreja e Jugut do të pranohet në fund të muajit shkurt.

Mësohet gjithashtu se deri në mars, OBSh-ja do të shpejtojë pranimin e 2 lloje vaksinash të zhvilluara nga Kina, “Sinopharm” dhe “Sinovac Biotech”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat