Gruaja me 47 nipa dhe 115 stërnipa – Familja më e madhe në botë

Bota

Gruaja me 47 nipa dhe 115 stërnipa – Familja më e madhe në botë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:42
Gruaja me 47 nipa dhe 115 stërnipa

Jean Clark ka 10 fëmijë, 47 nipa, 115, stërnipa dhe 15 stër-stërnipa.

Kjo grua ka  mbi 180 pasardhës të gjallë, dhe mund të thyej rekordin e familjes më të madhe në botë.

Jean Clark, 88 vjeçe nga Liverpuli, ka 10 fëmijë të vetë, 47 nipa, 115 stërnipa dhe 15 stër-stërnipa.

Për momentin rekordin e familjes më të madhe e mban Ziona Chana, një burrë nga India që ka 39 gra, 94 fëmijë, 33 nipa në një total prej 180 anëtarëve.

Ndërsa Jean ka 184 familjarë. Duke folur për Jean, mbesa e saj Christine Bird, 46 vjeçe, e përshkroi atë si një grua me zemër shumë të madhe dhe të mrekullueshme në çdo mënyrë.

Image

Jean ka rritur 10 fëmijët e saj thuajse vetëm, por fatkeqësisht ajo humbi një nga fëmijët kur foshnja ishte vetëm gjashtë javësh, ndërsa një tjetër në moshën 12 vjeçare nga leukemia.

Në vitin 2017 Jean humbi edhe një prej vajzave të saj Julie (nëna e Christine) në luftën me kancerin.

Ajo tani ka 7 fëmijë të gjallë, që janë Sue (68 vjeçe), Tony (57 vjeç), Sandy (58 vjeçe), Jackie (61 vjeçe), Sammy (62 vjeç), Micky (53 vjeç) dje Karen (49 vjeçe). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat