Ligji që ndalon abortin/ Hyn në fuqi në Poloni, shpërthejnë protestat në vend

Bota

Ligji që ndalon abortin/ Hyn në fuqi në Poloni, shpërthejnë protestat në vend

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Një ligj i polemizuar që thuajse ndalon tërësisht abortin në Poloni ka hyrë në fuqi që nga mesnata e të mërkurës.  Një vendim gjykate që lejoi ndalimin, shkaktoi protesta të mëdha në tetor.

Aborti tani lejohet vetëm në rastet e përdhunimit apo incestit apo kur shtatzënia kërcënon jetën e nënës.

Shumica e polakëve e kundërshtojnë ndalimin strikt dhe demonstrata janë zhvilluar në qytetet e vendit mbrëmjen e të mërkurës. Aktivistët kanë paralajmëruar protesta akoma më të mëdha ditët në vijim edhe në kryeqytetin Varshavë. Gjykata kushtetuese, vendosi në tetor, që një ligj i 1993 që lejonte abortin në rast anomalish në fetus ishte jo kushtetues.

Në 2019, 98 për qind e aborteve në vend u kryen nën këtë pretendim, çka do të thotë se vendimi, efektivisht ndaloi shumicën dërrmuese të aborteve në vend. Vendimi shkaktoi zemërim tek mbështetësit e të drejtës së abortit, por qeveria konservatore e Polonisë, që ka lidhje të ngushta me kishën katolike të vendit, mbështet vendimin. Polonia ka disa nga ligjet më të ashpra për abortin në Evropë dhe rreth 1 mijë aborte ligjore kryhen çdo vit. Rreth 200 mijë femra i janë nënshtruar aborteve të paligjshme ose kanë udhëtuar jashtë vendit për procedurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat