Nga e diela, Mbretëria e Bashkuar me vizë speciale për banorët e Hong Kongut

Bota

Nga e diela, Mbretëria e Bashkuar me vizë speciale për banorët e Hong Kongut

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:12
Foto Ilustrim

Rreth 300,000 njerëz pritet të largohen nga Hong Kongu për në Britani duke përdorur një rrugë të re vizash e cila do të hapet të dielën.

Mbajtësit e pasaportave Kombëtare Britanike në Hong Kong dhe personat e tyre të afërt do të jenë në gjendje të aplikojnë për vizë duke përdorur një aplikacion në smartphone.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se nderoi “lidhjet e thella të historisë dhe miqësisë” të Mbretërisë së Bashkuar me ish-koloninë britanike.

Për vizën special ishte bërë njoftimi në korrikun e 2020-s kur edhe Kina vendosi një ligj të ri të sigurisë në Hong Kong.

Ndërsa, më parë Pekini kishte paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar të mos përzihet në çështjet e brendshme.

Ata që aplikojnë dhe sigurojnë vizën do të jenë në gjendje të aplikojnë për qëndrim deri në pesë vjet dhe më pas për shtetësinë britanike pas 12 muajsh të tjerë.

Megjithëse ka 2.9 milionë qytetarë të kualifikuar për të lëvizur në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 2.3 milionë të tjerë të varur, qeveria pret që rreth 300,000 njerëz të marrin ofertën për këto viza.

Kryeministri Johnson tha se është krenar që ka sjellë një rrugë të re për banorët e Hong Kongut për të jetuar e punuar në Britaninë e Madhe.

“Unë jam jashtëzakonisht krenar që kemi sjellë këtë rrugë të re për banorët e Hong Kongut për të jetuar, punuar dhe për të bërë shtëpinë e tyre në vendin tonë. Duke vepruar kështu, ne kemi respektuar lidhjet tona të thella të historisë dhe miqësisë me njerëzit e Hong Kongut” tha ai.

Tarifa e vizës për të qëndruar për pesë vjet do të jetë 250 £ për person – ose 180 £ për një qëndrim 30-mujor – dhe ka një shtesë për shëndetin e imigrimit deri në 624 £ në vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat