Ukraina ndalon përdorimin e vaksinave ruse kundër COVID-19

Bota

Ukraina ndalon përdorimin e vaksinave ruse kundër COVID-19

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:07
Foto Ilustrim

Parlamenti i Ukrainës miratoi të premten një projektligj që synon të përshpejtojë miratimin e vaksinave kundër COVID-19, që gjithashtu ndalon miratimin e vaksinave të bëra në Rusi.

Sipas Reuters, qeveria ka thënë se pret të marr 100 mijë deri në 200 mijë doza të vaksinës nga Pfizer-BioNTech nën skemën globale COVAX.

Asnjë vaksinë nuk është aprovuar ende në Ukrainë, por autoritetet kanë thënë vazhdimisht që Kievi nuk do të miratojë ose të përdorë vaksina nga Rusia, me të cilën lidhjet e Ukrainës janë të tendosura.

“Ju mund të jeni histerikë për një kohë shumë të gjatë, askush nuk do të regjistrojë vaksinën ruse në vend”, tha ministri i Shëndetësisë në Ukrainë, Maksym Stepanov.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në Ukrainë u rrit në 1.2 milion, derisa 23 mijë viktima janë regjistruar që nga shpërthimi i pandemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat