“Lolita express”. 17-vjeçarja bën striptizëm në avionin privat të manjatit të modës në festat e seksit

Bota

“Lolita express”. 17-vjeçarja bën striptizëm në avionin privat të manjatit të modës në festat e seksit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:50
Peter Nygard

Manjati Peter Nygard, pasuria e të cilit shkon diku tek 900 milionë euro, u arrestua pak muaj më parë për abuzime seksuale dhe përdhunim, pasi është akuzuar nga të paktën 57 femra, shumë prej të cilave kanë qenë minorene.

Ai i çonte ato në resortin e tij në Karaibe, ku bënte festa të çmendura, me praninë e dhjetëra personave, shumë prej të cilëve personazhe të njohur.

Por së fundmi, ish- fotografi i tij personal, ka publikuar disa pamje shokuese.

79-vjeçari e kishte kthyer avionin e tij privat, në një vend orgjish.

Nygard kishte aty edhe një krevat, për të bërë seks me vajzat që merrte me vete.

Stephen Feralio, fotografi i manjatit 79-vjeçar, ka sjellë rastin e një 17-vjeçareje, e cila bën striptizëm para Nygard, ndërsa prezente janë edhe disa vajza të tjera, të cilat manjati i kishte marrë me vete për në resortin e tij në Karaibe.

Nygard është denoncuar dhe nga vetë i biri, të cilin e kishte marrë në një prej orgjive të tij.

I biri ishte shokuar, pasi Nygard kishte ngacmuar seksualisht një vajzë vetëm 10 vjeç.

Tashmë manjati i njohur i modës, me siguri do ta kalojë në burg pjesën tjetër të mbetur të jetës.

Viktimat që e akuzojnë atë u “sulmuan seksualisht me forcë, u droguan dhe / ose u detyruan të kryenin marrëdhënie seksuale me Nygard”, pretendon aktakuza.

Shumë nga viktimat ishin vajza të mitura që vinin nga vende të varfra, ose kishin një histori abuzimi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat