Dy milionë australianë në bllokim të rreptë pas zbulimit të një rasti të ri me coronavirus

Bota

Dy milionë australianë në bllokim të rreptë pas zbulimit të një rasti të ri me coronavirus

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Rreth 2 milionë australianë filluan të hënën ditën e tyre të parë të një bllokimi të rreptë të coronavirusit, pas zbulimit të një rasti në Perth, njëherësh kryeqyteti i shtetit të Australisë Perëndimore.

Sipas medieve të huaja,  autoritetet urdhëruan një bllokim pesëditor në Perth pasi një roje sigurie në një hotel që përdoret për njerëzit e izoluar – u zbulua se ishte prekur me COVID-19.

Qeveria e shtetit ka identifikuar 66 njerëz që ishin raste kontakte me rojën dhe një pjesë e tyre kanë rezultuar tashmë negativë.

“Në total 13 kontakte të ngushta kanë rezultuar negativë dhe nga 11 prej tyre me rrezik të lartë janë zhvendosur në karantinën e hotelit si një masë paraprake shtesë”, tha kryeministri i shtetit të Australisë Perëndimore, Mark McGowan.

Testet për pjesën tjetër të kontakteve të ngushta pritet të përfundojnë të hënën, shtoi ai.

Ndryshe, Australia deri më tani ka regjistruar 28 mijë raste me COVID-19 si dhe 909 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat