Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Kinë bie në nivelin më të ulët në tri javët e fundit

Bota

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Kinë bie në nivelin më të ulët në tri javët e fundit

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Kina ka raportuar rritjen më të ulët ditore në rastet e reja me COVID-19 në më shumë se tre javë.

Kështu së paku raportojnë mediat e huaja, duke u bazuar në të dhënat zyrtare të hënën.

Kjo rënie thuhet se ka përmbysur një rritje të mprehtë të një dite më parë, mes përpjekjeve për të përmbajtur sëmundjen përpara një pushimi të madh të festave.

Rastet e reja të konfirmuara të raportuara janë përgjysmuar në 42, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë, numër ky për 92 më i vogël nga një ditë më parë dhe duke shënuar rritjen më të ulët një-ditore që nga 33 raportuar më 8 janar.

Ndryshe, një ekip i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që është duke hetuar origjinën e pandemisë së Covid-19 të hënën vizitoi Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në rajonin qendror të Kinës të Hubei, ku shpërthimi u shfaq në fund të vitit 2019.

Reuters njoftoi se grupi i ekspertëve të pavarur kaloi rreth katër orë e gjysmë në vizitën e tij më të gjatë që nga përfundimi i dy javëve të karantinës të enjten, por nuk dha ndonjë deklaratë për gazetarët në pritje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat