Moderna nuk ka të dhëna se sa mbrojtje ofron një dozë e vetme e vaksinës COVID-19

Bota

Moderna nuk ka të dhëna se sa mbrojtje ofron një dozë e vetme e vaksinës COVID-19

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Presidenti i kompanisë Moderna, Dr. Stephen Hoge tha se kompania është përqendruar në efikasitetin e vaksinës – dhe këto të dhëna thonë se dy doza funksionojnë.

Ai i bëri komentet një ditë pasi Michael Osterholm, drejtor i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, tha për NBC’s Meet The Press se duhet evituar që të vaksinohen personat mbi moshën 65-vjeçare, raporton cnn.

Osterholm e tha këtë për t’iu përgjigjur një rritje të mundshme të rasteve në 14 javët e ardhshme të shkaktuara nga varianti i coronavirusit i identifikuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar. Një strategji e tillë mund të vonojë injektimet e dyta të vaksinës.

“Në këtë pikë, si një shkencëtar dhe mjek, unë përqendrohem vërtet në atë që thonë të dhënat, dhe të dhënat që kemi nga provat tona klinike tregojnë se dy doza janë të mjaftueshme për tu mbrojtur nga COVID-19”.

Hoge tha se është e mundur që një dozë të mos sigurojë ndonjë përfitim, “por ne me të vërtetë thjesht nuk kemi ndonjë të dhënë për ta provuar atë në këtë pikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat