Blinken kritikon Putinin për shtypjen e mbështetësve të Navalnyt

Bota

Blinken kritikon Putinin për shtypjen e mbështetësve të Navalnyt

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:55
Antony Blinken

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po konsideron marrjen e veprimeve kundër Rusisë, pasi forcat policore të dielën përdorën gazlotsjellës dhe shkopinj gome ndaj protestuesve që kërkonin lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Paralajmërimi u bë nga Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga shtypja e dhunshme”, tha Blinken, në një intervistë televizive.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Uashingtoni qëndronte pas protestave, duke e quajtur këtë një "ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë".

Por, Blinken tha se “qeveria ruse gabon rëndë nëse beson se këto ngjarje kanë të bëjnë me ne”.

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Një gjykatë në Rusi i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokurorët thonë se Navalny shkeli kushtet e pezullimit të një dënimi më 2014 që kishte të bënte me keqpërdorim fondesh.

Nëse Navalny gjendet fajtor se ka shkelur rregullat e lirimit nga burgu, ai mund të dënohet deri me tre vjet burgim.

Duke folur për krizat tjera në botë, Blinken tha se Kina ka vepruar veproi "në mënyrë të egër" për të minuar autonominë e Hong Kongut dhe paralajmëroi se Iranin se ishte vetëm muaj larg nga aftësia për të prodhuar materialin e nevojshëm për një armë bërthamore.

Në lidhje me Iranin, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të kthehen në kushtet e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 nëse Irani e bën të njejtën dhe punon me aleatët dhe partnerët e SHBA-së për një marrëveshje "më të fuqishme", që do të përfshinte edhe çështje të tjera.

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur që nga viti 2018, kur ish-presidenti, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga një marrëveshje bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore dhe vendosi sanksione shkatërruese mbi republikën Islamike.

Trump ka thënë se marrëveshja ishte e keqe dhe i mundësonte Iranit zhvillimin e armëve bërthamore.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar synimin që të kthehet në marrëveshje, nëse Irani respekton kufijtë e programit të tij bërthamor, të cilat i parasheh pakti.

Irani i ka bërë thirrje presidentit Biden që së pari të heqë sanksionet.

Teherani ka shkelur marrëveshjen duke rritur nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat