Shefi i BioNtech: Nuk është e vërtetë që jemi vonuar, po prodhojmë vaksina sipas planit

Bota

Shefi i BioNtech: Nuk është e vërtetë që jemi vonuar, po prodhojmë vaksina sipas planit

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Kreu i kompanisë farmaceutike gjermane BioNtech, Ugur Sahin, që në partneritet me kompaninë amerikan Pfizer zhvilloi vaksinën kundër coronavirusit, ka hedhur poshtë thashethemet se janë duke u vonuar në prodhimin e vaksinave.

“Sa i përket prodhimit, jemi pothuajse duke funksionuar sipas planit”, ka shtuar Sahin gjatë një interviste dhënë për televizionin gjerman ARD.

Ai theksoi se de fakto është e pasaktë përshtypja e krijuar që prodhimi i vaksinës po vonon, duke shtuar se proceset e nevojshme të arrihet prodhimi kërkon kohë.

BioNtech në dy javët e para ka paralajmëruar se përkohësisht do të shpërndajë sasi më të vogla të vaksinave. E Sahin thotë se BioNtech është në një situatë që mund të prodhojë më shumë sesa që ishte planifikuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat