Covid-19: Shifrat e viktimave në valën e dytë, më të larta se të valës së parë

Bota

Covid-19: Shifrat e viktimave në valën e dytë, më të larta se të valës së parë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:48
Foto ilustruese

Numri i vdekjeve në valën e dytë të infeksioneve prej COVID-19 tani ka tejkaluar numrin e valës së parë, sipas analizës së Sky News të shifrave zyrtare të vdekshmërisë.

Sipas shifrave të Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), të cilat vlerësohen gjerësisht si masa më e besueshme e vdekjeve që përfshijnë virusin, numri i përgjithshëm i njerëzve që vdiqën në Mbretërinë e Bashkuar me COVID-19 në çertifikatën e tyre të vdekjes, ishte pak më shumë se 117,000 deri në 22 janar.

Nga ato vdekje, 57,701 ndodhën midis fillimit të pandemisë pranverën e kaluar dhe fundit të gushtit.
Rreth 59 677 vdekje nga COVID kanë ndodhur që nga ajo kohë.

Duke pasur parasysh shifrat e fundit të prodhuara nga paneli i të dhënave të qeverisë mbi koronavirusin, ku vdekjet mbetën të larta gjatë javëve në vijim, numri i viktimave të valës së dytë – siç është regjistruar nga ONS – ka të ngjarë të rritet ndjeshëm më tej në javët e ardhshme.

Ndërsa numri i vdekjeve nga ONS vlerësohet gjerësisht si masa më përfaqësuese e vdekshmërisë nga sëmundja, është e rëndësishme të theksohet se ekzistojnë një larmi e matjeve të vdekshmërisë gjatë COVID-19, ku secila ndryshon pak nga tjetra.

Numri zyrtar i të vdekurve sipas qeverisë, i cili numëron të vdekurit tek të cilët COVID-19 u zbulua në një test 28 ditë para vdekjes, e vendos numrin në pak më pak se 107,000 që nga 1 Shkurti, me shumicën e atyre vdekjeve të ndodhura që nga muaji gusht.

Sidoqoftë kjo masë nënvlerëson disi vdekshmërinë në valën e parë, gjatë së cilës testimi për virusin ishte më pak i përhapur.
Një masë alternative është llogaritja e vdekjeve nga të gjitha shkaqet dhe krahasimi i tyre me mesataren e fundit historike – një mënyrë matjeje e njohur si “vdekje të shtuara”.

Kjo masë tregon se numri i përgjithshëm sapo ka kapërcyer 105,000, që nga java që përfundon me 22 janar, por shumica e vdekjeve ndodhën gjatë valës së parë të sëmundjes.

Kjo lë të kuptohet se disa prej vdekjeve të regjistruara si të ndodhura prej Covid-19 në valën e dytë, mbi bazën e precedentit historik mund të kishin ndodhur gjithësesi gjatë dimrit.

Ndërkohë që disa kishin ngritur dyshime nëse të dhënat zyrtare të ONS për Covid 19 mund të jenë duke mbivlerësuar numrin e përgjithshëm, duke përfshirë disa raste vdekjesh ku personi kishte Covid por shkaku final mund të ketë qenë diçka tjetër, ONS bëri të ditur se në javën e fundit më shumë se 90% e vdekjeve të regjistruara, kishin Covid-19 si shkak zyrtar.

Analiza e të dhënave të ONS tregon se numri total i vdekjeve në valën e dytë tashmë mund të ketë arritur pikun.

Ato nuk e kanë kaluar pikun ditor të regjistruar në valën e parë (1457 në 8 prill). PIku deri tani në këtë valë të dytë është 1273, sipas ONS dhe 1311 sipas të dhënave të qeverisë, respektivisht në 16 dhe 19 janar.

Megjithatë gjatësia e kësaj vale, e cili nisi në fillim të vjeshtës, fakti që vazhdon, dhe fakti që ka përkuar me muajt e dimrit, mendohet që të gjitha të kenë kontribuar për rritjen e numrit të vdekjeve. / SKY NEWS – Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat