Avokati kapet nga kamera duke kryer marrëdhënie me ‘klienten’ gjatë seancës virtuale gjyqësore

Bota

Avokati kapet nga kamera duke kryer marrëdhënie me ‘klienten’ gjatë seancës virtuale gjyqësore

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:37
Pamje nga video

Avokati i paturp Hector Paredes Robles shihej duke kryer marrëdhënie seksuale gjatë një seance virtuale të drejtpërdrejtë gjyqësore, kur në fakt duhet të mbronte një të akuzuar për pjesëmarrje në banda kriminale.

Por gjatë seancës virtuale në distancë me rrjetin Zoom, avokati mund të shihej duke bërë seks teksa vazhdonin zhvillimet gjyqësore.

Paredes është quajtur “i paudhë” nga kolegët e profesionit të tij dhe nga gjykatësi që po drejtonte seancën.

Në pamjet shokuese shihet që Robles zhvishet dhe ulet në kolltuk, ndërsa një grua me flokë brune i hipën sipër.

Gjykatësi John Chauhua Torres kishte shikuar i skandalizuar teksa aktiviteti i padenjë vazhdoi për thuajse një minutë.

Një ndihmëse femër shihet në kamera që tenton të vërë në dijeni avokatin se mund të jetë duke u shikuar nga të tjerë në transmetim direkt.

Incidenti ndodhi javën e kaluar më 26 janar, gjatë seancës virtuale gjyqësore në rajonin peruan të Junin.

Por teksa pamjet imorale shiheshin në senacën e gjyqit, gjykatësi tha: “Ne po dëshmojmë akte të turpshme që shkelin moralin publik, dhe fakti përkeqësohet pasi ato po regjistrohen publikisht.”

Robles është përjashtuar nga çështja gjyqësore në fjalë ndërsa mediat vendase thonin se gruaja me të cilën po bënte seks është një kliente e tij. “Protagonistja” ende nuk është identifikuar.

Gjykatësi shtoi në deklaratën e tij pas pezullimit të seancës: “Hector Paredes Robles është identifikuar si avokati që ka shkelur dinjitetin e gjykatës, të kolegëve, si dhe të të gjithë profesionit”.

Çuditësisht kjo nuk është hera e parë që dicka e tillë ndodh në mbledhjet profesionale me video-konferencë. Vitin e kaluar një zyrtar i qeverisë u filmua duke bërë seks me sekretaren e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat