Ekipi i OBSH-së viziton një laborator ku mendohet se është krijuar COVID-19

Bota

Ekipi i OBSH-së viziton një laborator ku mendohet se është krijuar COVID-19

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vizituar sot një qendër studimi në qytetin e Wuhanit për të cilën ishte spekuluar se ish origjina e koronavirusit.

Ekipi ka vizituar Institutin e Virologjisë për të parë se si ka ardhur deri te krijimi i virusit dhe se si është shpërndarë ai,.

“Jemi duke punuar që të takohemi këtu me të gjithë njerëzit dhe lokalitetet kyçe dhe të bëjmë të gjitha pyetjet për të cilat kërkojmë përgjigje”, ka thënë anëtari i ekipit dhe zoologu Peter Daszak.

Disa ditë më parë, ekipi i OBSH-së kishte bërë kërkime edhe në një spital dhe një treg në Wuhan ku mendohej se ishin paraqitur rastet e para me COVID-19 në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat