Vala e të nxehtit/ Zjarrfikësit në Australi luftojnë flakët që kanë përfshirë qytetin e izoluar të Perth

Bota

Vala e të nxehtit/ Zjarrfikësit në Australi luftojnë flakët që kanë përfshirë qytetin e izoluar të Perth

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Foto

Shumë skuadra zjarrfikësish të guximshëm po luftojnë zjarret pyjore në Australi që kanë përshirë rrethinat e qytetit të Perth, të izoluar nga koronavirusi.

Zjarret përvëluese kanë shkatërruar deri tani 70 shtëpi, duke detyruar evakuimin e shumë familjeve.

Kufizimet e Covid-19 janë vendosur për të gjithë Australinë perëndimore për vetëm 1 rast infektimi të zbuluar, por zyrtrët tashmë thonë se në rend të parë duhet të vendoset evakuimi.

Më shumë se 300 punonjës emergjencash po përpiqen të kufizojnë flakët dhe helikopterë po lëshojnë ujë mbi zonat pyjore që po digjen.

Moti i nxehtë dhe i thatë i ditëve të fundit ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat