Dënohen terroristët iranianë/ Do sulmonin me bomba opozitën e Teheranit në Francë

Bota

Dënohen terroristët iranianë/ Do sulmonin me bomba opozitën e Teheranit në Francë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:51
Dënohen terroristët iranianë

Një gjykatë federale belge, dënoi këtë të enjte, katër terroristë iranianë, të cilët në vitin 2018, tentuan që të kryenin një sulm me bombë ndaj muxhahedinëve në Francë.

Sipas gjykatës belge, kjo bombë ishte përgatitur në Teheran dhe një nga personat kishte përdorur statusin e tij diplomatik për ta transferuar bombën në një paketë diplomatike.

Bëhet fjalë për Assadollah Assadi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij. Assadi u dënua me 20 vite burg, ndërsa, terroristët e tjerë, u dënuan, përkatësisht me nga 18, 17 dhe 15 vite burg. Të tre këta të fundit rezultojnë të kishin nënshtetësi belge, por gjykata federale vendosi tua heq, për shkak të përfshirjes në këtë komplot terrorist. Gjykata refuzoi pretendimin e Assadit për imunitet diplomatik. Paralelisht muxhahedinët mbajtën edhe një konferencë online globale, ku Maryam Rajavi, drejtuesja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane, u shpreh:

“Dënimi i sotëm i diplomatit terrorist të regjimit iranian konfirmon terrorizmin shtetëror të regjimit iranian nga një autoritet gjyqësor europian.  Ministria e inteligjencës dhe ajo e jashtme, si dhe ambasadat e regjimit, kanë qenë të përfshira direkt në këtë komplot. Personi në krye të këtij komploti ishte një diplomat në detyrë i cili e kishte përdorur statusin e tij diplomatik për ta transferuar bombën nga Irani në Austri. Ai abuzonte me mbulimin e tij diplomatik në Europë për të kontrolluar pjesë të rrjetit të spiunazhit dhe terrorizmit të regjimit”.

Në këtë konferencë foli edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili i ka ndjekur nga afër çështjet që muxhahedinët kanë pasur me regjimin Iranian.

“Sot, gjyqi në Belgjikë e ka vendosur regjimin iranian nën akuza serioze. Teherani duhet të përballet me një situatë të paprecedentë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një situatë e tillë qëndron me popullin iranian dhe dëshirën e tij për ndryshimin e regjimit duke mbështetur alternativën demokratike, planin dhe platformën e znj. Maryam Rajavi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat