Diplomati i lartë i Iranit i kërkon Bidenit të kthehet në marrëveshjen bërthamore

Bota

Diplomati i lartë i Iranit i kërkon Bidenit të kthehet në marrëveshjen bërthamore

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:04
Javad Zarif

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të veprojnë shpejt dhe të kthehen në marrëveshjen bërthamore, duke shtuar se projektligji i miratuar e detyron Qeverinë ta forcojë qëndrimin e saj bërthamor nëse sanksionet e SHBA-së nuk lirohen deri më 21 shkurt.

Zarif iu referua edhe zgjedhjeve që do të mbahen në Iran në qershor duke shtuar se nëse zgjidhet një president i vijës së ‘ashpër’, kjo mundet ta rrezikojë më tej marrëveshjen bërthamore SHBA-Iran.

“Koha po kalon për amerikanët, kjo për shkak të projektligjit të parlamentit dhe atmosferës zgjedhore që do të jetë pas Vitit të Ri në Iran”, tha Zarif në një intervistë për gazetën Hamshahri.

Parlamenti atje miratoi ligjin në dhjetor që përcakton një afat dy mujor për lehtësimin e sanksioneve.

Administrata e Biden është duke punuar për të përdorur sërish marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që Irani e  kishte nënshkruar me fuqitë e mëdha botërore por që u anulua në vitin 2018 nga ish presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili rivendosi sanksionet sërish, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat