Kuba drejt hapjes së ekonomisë për bizneset private

Bota

Kuba drejt hapjes së ekonomisë për bizneset private

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:27
Kuba

Kuba ka njoftuar se do të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e industrive, duke shënuar kështu një hap të madh në reformën ekonomike dhe në hapje të ekonomisë së lirë për private pasi deri tani gjithçka kontrollet nga shteti.

Ministrja e Punës, Marta Elena Feito, në një deklaratë për mediat tha se lista e industrive që kanë mundë të kenë investime private zgjerohet. Tashmë vetëm një pakicë e industrive do të jetë ekskluzivitet për shtetin.

Ende nuk dihet se në cilat industri do të ketë lehtësira për privatët, por deri tani mendohet se një prej sektorëve do të jetë turizmi.

Ekonomia e vendit komunist është goditur rëndë nga sanksionet e vendosura nga administrata e Trump, por dhe pandemia e Covid. Vitin e kaluar ekonomia u tkurr me 11%, që është rënia më e madhe në tre dekadat e fundit.

Kuba është një vend komunist dhe shteti kontroll dhe tregun, duke mos lejuar që të zhvillohet prona private. Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në Kubë është turizmi, pasi miliona qytetarë vizitojnë ishullin çdo vit.

Tashmë me ndryshimet e propozuara nga qeveria pritet që turizmi të zhvillohet më shumë, nëse liria për investime private do të jetë e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat