Rajoni i Tirolit në karantinë për frenimin e variantit afrikan-jugor

Bota

Rajoni i Tirolit në karantinë për frenimin e variantit afrikan-jugor

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:58
Rajoni i Tirolit

Kufizimet e udhëtimit për provincën austriake të Tirolit u shtrënguan edhe më shumë sot, ndërsa qeveria po përpiqet të frenojë variantin e ri afrikanojugor të COVID-19.

“Ky është shpërthimi më i madh i njohur në Bashkimin Europian”, tha kancelari Sebastian Kurz, ndërsa njoftoi se banorët që dëshirojnë të largohen nga Tiroli do të duhet të kenë një test negativ të virusit.

Rreth 300 persona në Tirol janë prekur nga ky variant i ri, që është më infektues se më të mëparshmit, raporton ATSh.

Provinca ka qenë në qendër të vëmendjes së mbulimit mediatik të COVID-19 që nga fillimi i vitit të kaluar, kur një shpërthim i madh ndodhi në vendpushimin e njohur të skive Ischgl, duke rezultuar në infektime në të gjithë Europën, ndërsa pushuesit u kthyen në shtëpi.

Kancelari Kurz e njoftoi masën e karantinës mes presionit në rritje nga Gjermania.

Kryeministri i shtetit gjerman të Bavarisë, Markus Soeder, paralajmëroi se mbyllja e kufirit me Tirolin fqinj nuk pritet të përjashtohet, nëse rritet rreziku i infektimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat