Zbulohet origjina e Stonehenge

Bota

Zbulohet origjina e Stonehenge

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:37
Stonehenge

Arkeologët besojnë se kanë zbuluar origjinën e monumentit parahistorik, Stonehenge. Ky përfundim erdhi pasi ata zbuluan mbetjet e një rrethi antik guri në Uells.

Sipas deklaratave, mendohet se këto gurë mund të jenë çmontuar dhe rindërtuar qindra vjet më vonë në Angli.

Stonehenge, është një nga monumentet më të njohurë dhe misteriozë në Mbretërinë e Bashkuar. Mënyra sesi janë vendosur gurët, ka nxitur te shumë njerëz të kërkojnë një lidhje shpirtërore me të kaluarën.

Një ekip arkeologësh në 2015-ën kishin hedhur tezën se gurët kishin ardhur nga një gurore në kodrat Preseli, në bregun perëndimor të Uellsit, më shumë se 250 kilometra larg.

Tani, studiuesit në Universitin e Londrës, shprehen se disa prej gurëve ishin përdorur fillimisht për një monument  më të vjetër në Uells. Ata kanë gjetur lidhje të rëndësishme midis Stonehenge dhe sitit në Uells.

Rrethi në sitin e Uells-it ka një diametër prej 110 metrash , një madhësi e njëjtë me kanalin e Stonehenge-it. Të dyja janë të rreshtuar në lindjen e diellit në solsticin e mesit të verës. Të paktën një nga gurët blu në Stonehenge përshtatet në një nga gurët e gjetura në rrethin e Uells.

Parker Pearson, profesori i arkeologjisë, i cili drejtoi hulumtin, sugjeroi se gurët mund të ishin zhvendosur kur njerëzit që jetonin në Uells migruan. Sipas tij ato lëvizin duke marrë monumentet e tyre me vete dhe duke i ngritur përsëri në Stonehenge.

Stonehenge

Stonehenge ose gurët e varur, është ndërtuar në tre seksione, rreth  6 mijë e 400 vite më parë.  Kjo sipërfaqe përmban 30 gurë të drejtë me peshë 26 tonë dhe 30 gurë horizontale të lartë.

Ndërtuesit e kohës ishin në gjendje për të krijuar një monument, që ka hutuar njerëzimin për mijëra vjet, duke përdorur mjete vetëm të përbëra nga guri.

Edhe pas kaq shumë viteve, askush nuk e di arsyen e vërtetë të ndërtimit të Stonehenge-it. Kush, pse dhe si u ngjitën këta gurë tepër të rëndë në atë lartësi. Misteri tjetër që ka kjo vepër gjigante është dhe konstrukti i saj.  Ajo çka bie më në sy janë gurët blu të përdorur, të cilët janë me përmasa gjigante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat