Shpërthimi i ri i Ebola? Guinea raporton viktima e para që nga viti 2016

Bota

Shpërthimi i ri i Ebola? Guinea raporton viktima e para që nga viti 2016

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustruese

Tre persona ndërruan jetë nga Ebola dhe pesë të tjerë rezultuan pozitivë për virusin në Guinenë juglindore.

Sipas Al Jazeera, një nga viktimat në Guinea ishte ishte një infermiere e cila u sëmur në fund të janarit dhe u varros më 1 shkurt, deklaroi shefi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Shëndetësore, Sakoba Keita.

“Midis atyre që morën pjesë në varrim, tetë njerëz kishin zhvilluar simptoma: diarre, të vjella dhe gjakderdhje”, tha ai.

“Tre prej tyre vdiqën dhe katër të tjerë janë në spital”, u shpreh Keita.

Ai potencoi se një pacient “ia mbathi”, por ishte gjetur dhe shtruar në spital në kryeqytetin Conakry.

Ministri i Shëndetësisë, Remy Lamah, tha se zyrtarët ishin “vërtet të shqetësuar” për vdekjet në vend nga Ebola.

Midis vitit 2013 dhe 2016 më shumë se 11 mijë njerëz vdiqën si pasojë e kësaj sëmundjeje në Afrikën Perëndimore, që shpërtheu në Guinea.

Për herë të fundit viktimat si pasojë e Ebolas në Guinea ishin raportuar në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat