Gruaja e lodhur, ankohet për kërkesat seksuale të burrit

Bota

Gruaja e lodhur, ankohet për kërkesat seksuale të burrit

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:32
Gruaja ankohet për kërkesat seksuale

Një grua 43-vjeçare shkoi në stacionin vendor të policisë pasi ajo që fillimisht dukej si një rritje e mirëpritur e fuqisë seksuale të bashkëshortit, më pas nisi të shkaktojë probleme serioze mes çiftit.

Gruaja e ezauruar fajësonte për këtë “viagran natyrale” të nxjerrë nga arrat e kokosit, të cilat i kanë dhënë burrit të saj 64 vjecar ‘një jetë të re në dhomën e gjumit’.  43-vjeçarja e ngriti çështjen me oficerët e policisë në provincën Chachoengsao në Tialandë, duke thënë se burri kërkonte seks deri në shtatë herë në ditë, pasi kishte krijuar varësi ndaj pijes së re.

Gruaja nuk është emëruar nga mediat vendase, por tha në polici se fillimisht e shijonte energjinë e re erotike të burrit. Ajo tregonte se ata nuk kishin bërë dashuri prej kohësh derisa “uji i arrave të kokosit” kishte ringjallur dëshirën e tij dhe ata të dy rindezën jetën e intimitetit.

Por pas pak kohe, nxitja e ashpër seksuale të bashkëshortit nisi të shkaktonte tejlodhje te ajo. Gruaja thotë se burri i saj ka krijuar tashmë varësi ndaj ujit të freskët të arrave të kokosit, që e merr në një stendë pazari, dhe nuk pushon duke i kërkuar të bëjnë dashuri.

Ajo tha: “Dy herë nuk mjaftojnë për të. Nëse nuk është i kënaqur, ai kërkon tre apo katër herë të tjera. Edhe pasi e kemi bërë disa herë gjatë ditës, ai kërkon përsëri para gjumit”. Kur lajmi u shpërnda gjerësisht në mediat tailandeze, stenda e ujit të arrave të kokosit u mbush me klientë të shumtë, që besonin se lëngu ishte një “viagra natyrale”.

Wandee Paoponpreuk, shitësi 43 vjeçar i Sstendës magjike” tha se klientët e tij pijnë tashmë nga katër gota plot me lëng arrash kokosi. “Ka klientë që pijnë disa gota nga uji i arrave të kokosit për të parë nëse bëhen si ai xhaxhai 64-vjeçar”, thotë ai.

Wandee shtoi se pija eshte e lire pasi nje arre kokosi kushton rreth 20 Baht tailandeze (rreth 70 cent euro). Edhe doktori i spitalit lokal Kampanant Pornyokrai tha se lëngu i arrave të kokosit nxit testosteronin dhe dëshirën seksuale te burrat, por kjo nuk është provuar zyrtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat