Irak, 3 refugjatë humbin jetën në një kamp

Bota

Irak, 3 refugjatë humbin jetën në një kamp

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Tre refugjatë, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një kamp për persona të zhvendosur brenda vendit (IDP) në rajonin kurd në veri të Irakut.

“Zjarri shpërtheu në pesë tenda në kampin Persfi në provincën Dohuk”, tha një burim anonim. Ai tha se një baba me dy fëmijë ka humbur jetën, ndërsa gruaja e tij dhe një fëmijë tjetër pësuan djegie të forta nga zjarri.

Burimi nuk specifikoi shkakun e zjarrit, por mediat lokale theksuan se zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër elektrik.

Kampi Persfi është shtëpia e 2.500 irakianëve të zhvendosur. Një zjarr në të njëjtin kamp në dhjetor shkatërroi 21 tenda, por pa shkaktuar asnjë viktimë.

Ekzistojnë 27 kampe për të zhvendosurit në rajonin kurd që strehojnë 40 mijë familje. Autoritetet irakiane theksojnë se numri i civilëve të zhvendosur në vend është rreth 770 mijë.

Shumica e të zhvendosurve u larguan nga provincat Nineveh, Kirkuk, Salahuddin dhe Anbar pasi grupi terrorist DEASH mori territore të mëdha në Irak në verën e vitit 2014.

Për shkak të shkatërrimit të shtëpive të tyre, pamundësisë për të përballuar nevojat themelore dhe kushteve të pasigurta të sigurisë, shumë të zhvendosur preferojnë të qëndrojnë në kampe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat