Në Finlandë zbulohet një mutacion i ri i Coronavirusit, që mund të mos detektohet në teste PCR

Bota

Në Finlandë zbulohet një mutacion i ri i Coronavirusit, që mund të mos detektohet në teste PCR

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Në Finlandë është zbuluar një mutacion i ri i koronavirusit, që mund të mos zbulohet në së paku një prej testeve PCR të rekomanduar nga OBSH-ja dhe kjo mund të ndikojë në përhapjen e tij më të shpejt, shkruan “The Sun”.

Sipas hulumtimit të ri, varianti Fin-796H është ndryshe nga mutacionet e kaluara të zbuluara në Afrikë të Jugut apo Britani të Madhe.

Sipas Vita Laboratories në Helsinki, ku është zbuluar mutacioni, thotë se është pak e besueshme se varianti rrjedh nga Finlanda, duke marrë parasysh nivelin e ulët të infeksionit në këtë vend.

“Mutacionet në këtë variant e bëjnë të vështirë të zbulohet në së paku një prej testeve PCR të rekomanduara nga OBSH-ja. Ky zbulim mund të ketë ndikim të madh në përcaktimin e përhapjes së sëmundjes”, ka thënë laboratori.

Duke iu referuar varianteve jug-afrikane dhe britanike, laboratori ka thënë se varianti i zbuluar në Finlandë ka disa karakteristika të ngjashme, por duket se nuk i takon një linje me to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat