Vaksina e Pfizerit minimizon transmetimin e COVID-19

Bota

Vaksina e Pfizerit minimizon transmetimin e COVID-19

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Analiza e të dhënave në një studim nga Ministria e Shëndetësisë në Izrael dhe gjiganti farmaceutik, Pfizer, zbuloi se vaksina e kësaj kompanie e zhvilluar bashkë me BioNTech të Gjermanisë minimizon transmetimin e koronavirusit, duke përfshirë edhe rastet asimptomatike, me 89.4% dhe rastet simptomatike, me 93.7%.

Pfizer dhe MSH-ja në Izrael nuk dhanë asnjë koment rreth këtij studimi, pasi faqja e lajmeve izraelite Ynet publikoi të dhënat jo të plota të premten, raportojnë mediat e huaja.

Nevojiten edhe më shumë kërkime për të nxjerrë një raport përfundimtar, por studimet janë ndër të parat që tregojnë se vaksina Pfizer mund të ndalojë përhapjen e koronavirusit të ri dhe jo vetëm të parandalojë njerëzit që të sëmuren.

Michal Linial, një profesor i biologjisë molekulare dhe bioinformatikës në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit, u shpreh se gjetjet ishin një hap i madh drejt përgjigjes së një prej pyetjeve më të rëndësishme në luftimin e pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat