Kombet e Bashkuara kërkojnë nga familja mbretërore prova që Princeshë Latifa është gjallë

Bota

Kombet e Bashkuara kërkojnë nga familja mbretërore prova që Princeshë Latifa është gjallë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Princesha Latifa

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe prova se Princesha Latifa, vajza e sundimtarit të Dubait, është gjallë.

Në videot e regjistruara fshehurazi dhe të shpërndara në BBC, Princesha Latifa akuzoi babanë e saj se po e mban peng atë në Dubai që kur ajo u përpoq të arratisej në 2018.

Kombet e Bashkuara kanë kontaktuar David Haigh nga fushata Free Latifa duke kërkuar qasje në pamjet.

Në video, Princesha Latifa thotë se ka frikë për jetën e saj.

Pamjet, të publikuara nga miqtë dhe transmetuara nga BBC Panorama në fillim të kësaj jave, nxitën thirrjet globale për një hetim nga Kombet e bashkuara.

“Ne ngritëm shqetësimet tona në lidhje me situatën shqetësuese që u publikua këtë javë”, tha Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkaura për të Drejtat e Njeriut, të premten.

“Ne kemi kërkuar prova që ajo është gjallë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat