Protesta kundër vaksinimit në Australi, arrestohen disa persona

Bota

Protesta kundër vaksinimit në Australi, arrestohen disa persona

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:11
Australi

Protestat që kundërshtojnë vaksinimin kundër COVID-19 kanë shpërthyer në të gjithë Australinë në prag të publikimit të programit shtetëror të vaksinimit kundër këtij virusi.

Protestuesit në protestat që po mbahen në Melburn, Sidnei dhe Brisbane po mbajnë në duar slogane ku shkruhet ndër të tjera: “Trupi im, zgjedhja ime”, raporton BBC.

Tubimet kundër vaksinimit kanë qenë kryesisht paqësore mirëpo policia ka ndërhyrë duke arrestuar disa persona në Melburn, kanë bërë të ditur mediat lokale.

Vaksinimi me vaksinën Pfizer është planifikuar që të nis të hënën e ardhshme. Rregullatori australian mjekësor ka aprovuar në fillim të kësaj jave edhe vaksinat e AstraZenexas dhe asaj të Universitetit të Oksfordit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat