MOS: Më shumë se 31 të vdekur nga shpërthimi i Murtajës në R.D.K.

Bota

MOS: Më shumë se 31 të vdekur nga shpërthimi i Murtajës në R.D.K.

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Një shpërthim i murtajës në Republikën Demokratike të Kongos [RDK] rreth tre muaj më parë ka lënë të vdekur 31 persona, sipas statistikave zyrtare nga autoritetet e shëndetësisë.

Qindra raste janë identifikuar në Provincën e Iturit, në veri-lindje të vendit.

Patrick Karamura, ministri i shëndetësisë për këtë rajon, i tha AFP-së të premten: “I kemi më shumë se 520 raste… prej të cilave më shumë se 31 kanë qenë fatale.”

Rastet janë të formës bubonike të sëmundjes, përveç pesë rasteve që kanë murtajë pneumonike dhe dy të tjera janë të murtajës septikaemike, shkruan Independent.

Anne Laudisoit, epidemologe nga Nju Jorku, ka thënë se rastet që janë shfaqur në provincë datojnë prej 15 nëntorit e deri më 13 dhjetor.

Mosha mesatare e pacientëve është 14, por kjo varion prej pacientit 3 muajsh e deri në 73 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat