Shtetet e pasura po minojnë skemën COVAX të vaksinave kundër coronavirusit, Kosova është pjesë e këtij sistemi

Bota

Shtetet e pasura po minojnë skemën COVAX të vaksinave kundër coronavirusit, Kosova është pjesë e këtij sistemi

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 18:23
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë akuzoi disa vende të pasura për minimin e programit të shpërndarjes së vaksinave për parandalimin e coronavirusit, COVAX, të destinuara kryesisht për vendet e varfra.

Siç deklaroi ai, ata e bëjnë këtë duke iu drejtuar drejtpërdrejt prodhuesve në mënyrë që t’i sigurojnë vetes më shumë doza, raporton aljazeera.

“Disa vende të pasura u afrohen prodhuesve për të siguruar doza shtesë të vaksinave, gjë që ndikon në kontratat me COVAX”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një video konferencë të përbashkët me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Numri i vaksinave të alokuara për COVAX është në rënie, shtoi ai. Sistemi Covax u krijua për të shmangur vendet e pasura që mbledhin të gjitha vaksinat që ende prodhohen në sasi shumë të vogla për të qenë në gjendje të përmbushin kërkesën botërore.

Ndryshe, Kosova është pjesë e këtij sistemi botëror që do të përfitojë disa vaksina falas kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat