RD e Kongos akuzon rebelët Hutu për sulmin ku u vra ambasadori italian

Bota

RD e Kongos akuzon rebelët Hutu për sulmin ku u vra ambasadori italian

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Republika Demokratike e Kongos ka akuzuar grupin rebel nga Ruanda, Hutu, se është përgjegjës për vrasjen e ambasadorit të Italisë në Kinshasa, bashkë me rojën dhe drejtuesin e makinës.

Të tre personat kanë vdekur si pasojë e sulmit që i është bërë makinës së tyre, ndonëse incidenti në fillim është përshkruar si tentim për kidnapim.

Ende nuk është bërë e qartë si ka identifikuar sulmuesit Qeveria e Republikës Demokratike të Kongos.

Grupet militante në zonën ku ka ndodhur sulmi përfshijnë një organizatë të Ruandës, Hutu, të quajtur FDLR dhe M23, që njihet edhe si Ushtria Revolucionare e Kongos.

Qeveria italiane ka thënë përmes një deklarate se ambasadori Luca Attanasio, 43-vjeçar, zyrtari ushtarak italian Vittorio Iacovacci, 30-vjeçar, dhe vozitësi kongolez, janë vrarë afër qytetit Kanyamahoro, rreth 25 kilometra në veri të kryeqytetit rajonal, Goma.

Presidenti italian Sergio Mattarella e ka quajtur sulmin “frikacak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat