Pasi drejtori i shkollës kuptoi se nëna e disa studentëve është modele erotike, i përjashtoi tre fëmijët e saj nga shkolla

Bota

Pasi drejtori i shkollës kuptoi se nëna e disa studentëve është modele erotike, i përjashtoi tre fëmijët e saj nga shkolla

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:39
Crystal Jackson

Crystal Jackson është modele nga OnlyFans, dhe fëmijët e saj ishin të regjistruar në një shkollë katolike në Kaliforni, por tani ata duhet të gjejnë një shkollë të re.

Një nënë e tre fëmijëve thotë se fëmijët e saj janë përjashtuar nga shkolla për shkak t thashethemeve lokale për faqen e saj në OnlyFans

Crystal Jackson, 44 vjeçe nga Kalifornia, filloi të publikoj fotografi seksi në Reddit si një metodë për të bërë gjërat më interesante në martesën e saj me burrin e vet Chris, pasi patën paksa vështirësi që nga menopauza e saj.

Image

Brenda një viti, nga një amatore, ajo pati shumë sukses duke u bërë një modele e famshme e OnlyFans, dhe tani fiton rreth $150,000 në muaj.

Chris e ndihmon gruan e tij që të bëjë fotografitë kur fëmijët janë të zënë ose në gjumë. Mirëpo gjërat u bënë të hidhura kur një grup i prindërve të nxënësve nga shkolla ku shkojnë edhe fëmijët e saj filluan një kampanjë kundër saj.

Një grup i nënave filluan një kampanjë të urrejtjes, duke e akuzuar Crystal se ajo po kryen marrëdhënie me fansat e saj që ka online.

Crystal ka thënë se kjo ka qenë një ndërhyrje nga prindërit e tjerë, sepse kjo ishte një sekret që i përkiste vetëm martesës së saj dhe nuk duhet të përfshiheshin të gjithë.

Ajo gjithashtu u përpoq të qartësoj se raporti me fansat e saj është vetëm në internet, ku ajo i plotëson fantazitë e tyre për një bashkëshorte seksi dhe nuk bënte seks me ta.

Image

 

Në një pikë grupi i nënave dërguan fotografitë e saj të printuara në zyrë të drejtorit të shkollës dhe peshkopit lokal.

Crystal dhe Chris kontaktuan me shkollën dhe u përpoqën të qartësojnë situatën, duke shpjeguar se asgjë e padenjë nuk po bëhej dhe nuk ishte pornografi.

Edhe pse shkolla vendosi të mos ndërmarr asnjë veprim në atë kohë, tani gjërat kanë ndryshuar. Mediat lokale kanë siguruar një kopje të email që ka dërguar shkolla për Crystal në lidhje me shkollimin e fëmijëve të saj.

Email e njoftoi nënën se fëmijët e saj janë përjashtuar nga shkolla, dhe nuk janë as të lejuar që të marrin punimet e tyre dhe librat nga shkolla.

Ata thanë se veprimet e saj binin në kontradiktë me pikërisht atë që duan të mësojnë studentët e tyre të mos bëjnë, pra se familja e tyre ishte e padenjë për atë shkollë.

Shkolla i kërkoi nënës që të gjej një shkollë tjetër për fëmijët e saj sepse ata nuk kanë më asnjë ndërlidhje me shkollën katolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat