Varje nga vinçi, gishta të prerë në gijotinë/ Irani shton dënimet brutale për dhënë shembullin anti-krim

Bota

Varje nga vinçi, gishta të prerë në gijotinë/ Irani shton dënimet brutale për dhënë shembullin anti-krim

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Foto

Irani ka raportuar një rritje të numrit të ekzekutimeve dhe të gjymtimeve zyrtare të gishtërinjve, këtë të fundit për krime si vjedhje të vogla.

Sipas sistemit vendor të dënimeve, të burgosurit e dënuar me vdekje varen në publik nga vinça të lartë, madje raportohet edhe për torture me shok elektrik dhe goditje të kamzhikut.

Shifrat e fundit tregojnë se Irani ka kryer rreth 250 ekzekutime në vit, një pjesë të konsiderueshme në publik, ku të burgosurit kanë vuajtur një vdekje të ngadaltë duke u lëkundur në ajër.

Disa grupe të drjetash raportojnë se është shpeshtuar dhe përdorimi i gijotinës së prerjes së gishtave të të burgosurve, edhe kjo e kryer në disa raste në publik.

Irani llogaritet se renditet i dyti pas Kinës për numrin e ekzekutimeve në të gjithë botën, megjithse ka një popullatë shumë më të vogël.

Tortura është gjithashtu e përhapur gjerësisht në burgjet iraniane, ku sipas raportimeve përdoret rryma elektrike, goditjet e kamzhikut, mbytja me ujë apo dhe dhuna seksuale ndaj të burgosurve, sipas disa grupeve të të drejtave të njeriut.

Një nga viktimat tha për grupin Amnesty: “Shoku elektrik është nga format më të rënda të torturës. Ndjeja sikur i gjithë trupi im po shpohej nga miliona gjilpëra. Unë refuzoja t’i përgjigjesha pyetjeve të tyre dhe ata çdo herë ngrinin voltazhin e rrymës për ta bërë shokun akoma më të fortë. Dridhesha dhunshëm dhe kisha një ndjenjë të fortë djegieje që më përshkonte të gjithë trupin.”

Një grua e dënuar me vdekje, Zahra Ismaili, raportohet se pësoi një atak kardiak kur u detyrua të shikonte 16 burra të varur para saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat