Fiton dy çmime të mëdha lotarie në më pak se dy javë

Bota

Fiton dy çmime të mëdha lotarie në më pak se dy javë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustruese

Një person nga Wisconsin po feston një seri me fate të mira, pasi e fitoi lotarinë 50 mijë dollarë në më pak se dy javë pasi fitoi çmimin kryesor, jackpot, prej 121 mijë dollarësh.

Zyrtarët e lotarisë atje thanë që Norman Fuller nga Port Edwards vizitoi zyrën e lotarisë për ta marrë çmimin prej 121 mijë dollarësh, dhe pak ditë më pas u rikthye sërish për të marr edhe çmimin tjetër prej 50 mijë dollarësh.

Të dy tiketat e Fuller u blenë në të njëjtin vend.

Fuller, i cili është veteran ushtarak i pensionuar, tha se është lojtar i rregullt i lotarisë, por se ishte tronditur kur i kishte fituar dy jackpot të mëdhenj në një kohë aq të shkurtër.

Fituresi tha se planifikon që këto fitime t’i përdorë për t’i larë borxhet dhe për t’i ndarë me fëmijët e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat