Vaksinat e para përmes Covax-it arrijnë në Gana

Bota

Vaksinat e para përmes Covax-it arrijnë në Gana

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Në kryeqytetin e Ganës, Akra, arritën 600,000 doza të vaksinës AstraZeneca

Gana u bë vendi i parë në botë që mori vaksina kundër sëmundjes COVID-19 përmes programit Covax.

Ky program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë synon të sigurojë shpërndarjen e vaksinave edhe në vende të varfra.

Deri në fund të vitit, ai synon të shpërndajë rreth dy miliardë doza vaksinash në të gjithë botën.

Të mëkurën, 600,000 doza të vaksinës AstraZeneca arritën në kryeqytetin e Ganës, Akra.

OBSH-ja dhe Fondacioni i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë thanë se kjo është “një ngjarje e rëndësishme”.

“Ardhja e vaksinave kundër COVID-19 në Gana është thelbësore për t'i dhënë fund pandemisë”, thanë dy organizatat.

Gana, vend i Afrikës Perëndimore, ka regjistruar mbi 80,700 raste me koronavirus dhe 580 vdekje, që nga fillimi i pandemisë, në pranverën e vitit të kaluar.

Këto shifra besohet të jenë larg numrit real, për shkak të niveleve të ulëta të testimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat