Miratohet edhe vaksina ‘Johnson & Johnson’, 66% efektive ndaj varianteve të tjera me një dozë

Bota

Miratohet edhe vaksina ‘Johnson & Johnson’, 66% efektive ndaj varianteve të tjera me një dozë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA (FDA) bëri të ditur këtë të mërkurë se vaksina me një dozë e ‘Johnson & Johnson’ ka rezultuar efektive dhe e sigurt pas testeve të kryera, çka i hap rrugën aprovimit të saj për përdorimin masiv.

Ekspertët amerikanë do të mblidhen sërish këtë të premte për të vendosur aprovimin e vaksinës, në një procedurë të njëjtë me atë të zhvilluar për aprovimin e vaksinave të ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’. Vaksina ‘Johnson & Johnson’ rezultoi 66% efektive ndaj varianteve të tjera të Covid-19 në testimet e bërë në mbi 44 mijë persona.

Efikasiteti i saj varion nga 72% në SHBA deri në 66% në Amerikën Latine dhe 57% në Afrikën e Jugut, aty nga ku është përhapur edhe një prej mutacioneve të reja.

Megjithatë, vaksina ka një efikasitet prej 85% në parandalimin e rasteve të rënda që shkakton Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat