Dhëndëri vret aksidentalisht të fejuarën para fëmijëve të saj, teksa i tregonte pushkën e re shokut

Bota

Dhëndëri vret aksidentalisht të fejuarën para fëmijëve të saj, teksa i tregonte pushkën e re shokut

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:32

Një burrë ka qëlluar për vdekje aksidentalisht të fejuarën e tij, disa ditë para martesës së tyre, dhe tashmë po hetohet për vrasje.

I dyshuari 44-vjecar i njohur vetëm me emrin e parë Dmitry, ishte duke i demonstruar pushkën e re një mikut të tij, kur papritur qëlloi aksidentalisht të fejuarën 37 vjeçare Tatyana.

Fëmijët e të ndjerës Tatyana ishin në dhomën ngjitur dhe dëgjuan krismën, para se të vinin të alarmuar dhe të shihnin nënën e tyre të gjakosur për vdekje.

Mediat vendase thonin se çifti ishin në shtëpinë e tyre në Dnipro, në Ukrainën qendrore, kur erdhi për vizitë shoku i tij Oleksiy Kondratev.

Të tre ata kishin shkuar në dhomën e gjumit ku Dmitry nxorri pushkën e tij kalibër 12, HATSAN, dhe po ia tregonte mikut të tij.

“Dmitry po mbante pushkën në nivelin e barkut kur vuri re se arma ishte drejtuar nga Tatyana. Sapo ai tentoi ta lëvizte anash pushka qëlloi,” tha Kondratev për mediat.

Tatyana ishte mësuese noti dhe kishte dy fëmijë, dy djem, 13 e 11 vjeçar, të cilët vrapuan në dhomë kur dëgjuan krismën.

Fqinja e apartamentit ngjitur Lyudmila Mikhailovna tha: “Tatyana ishte shtrirë në dysheme në një pellg gjaku, barkun e kishte të hapur”.

Mjekët e emergjencës që erdhën në vend e shpallën atë të vdekur.

Autopsia tregoi se Tatyana ishte qëlluar në bark me një plumb me zara të shumëfishtë,  që zakonisht përdoren në armët e gjuetisë.

Policia ka nisur një hetim kriminal ndaj Dmitry, i cili është arrestuar.

Zëdhënësja e policisë Anna Starchevska tha: “I dyshuari po i tregonte armën e tij një shoku, kur e kishte drejtuar nga viktima. Ai thotë se e qëlloi aksidentalisht. Gruaja vdiq nga plaga e armës”.

Dmitry ishte roje sigurie në një kompani private dhe shoku i tij tha se kishte blerë armën për të mbrojtur familjen pasi jetonte në një zonë të rrezikshme.

Nëna e viktimës Nila Mymrina tha: “Ishte një aksident. Dmitry duhet të lirohet. Vajza ime ishte e lumtur me atë burrë”.

Miku i ngushtë i Dmitry, Oleksandr Volkov, i cili po e ndihmonte me përgatitjet e martesës, tha se çifti njiheshin prej dhjetë vitesh. “Dmitry u njoh me Tatyana në një autobus 10 vjet më parë.

“Kur ajo zbriti nga autobuzi ai e ndoqi dhe tha se kishte harruar diçka, para se t’i fuste një copë letër në xhep. Ai kishte shkruar aty numrin e tij të telefonit dhe ajo e kishte marrë në telefon dy javë më vonë,” tha Volkov.

“Ishin të lumtur atë mëngjes, por tani ajo është në varr kurse ai në burg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat