Venezuela përjashton ambasadoren e BE-së

Bota

Venezuela përjashton ambasadoren e BE-së

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 06:32
Isabel Brilhante Pedrosa

Qeveria e Venezuelës e shpalli  “persona non grata” ambasadoren e Bashkimit Europian, Isabel Brilhante Pedrosa, duke i dhënë asaj 72 orë për t’u larguar nga vendi.

Vendimi i qeverisë venezuelane iu komunikua diplomates nëpërmjet një letre të dorëzuar nga ninistri i Jashtëm Jorge Arreaza.

Pak më herët, Asambleja Kombëtare i kërkoi qeverisë së presidentit Nicolás Maduro përjashtimin e përfaqësueses së BE-së në vend, në përgjigje të sanksioneve të vendosura të hënën nga Brukseli kundër 19 zyrtarëve venezuelanë.

Parlamentarët i kërkuan ekzekutivit që ta deklarojë Brilhante-n “persona non grata” dhe rekomanduan mbylljen e zyrës së BE-së në Karakas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat