Voziste me 191 kilometra në orë, kapet nga policia franceze – 88-vjeçari u tha se po ngutej për ta marrë vaksinën kundër COVID-19

Bota

Voziste me 191 kilometra në orë, kapet nga policia franceze – 88-vjeçari u tha se po ngutej për ta marrë vaksinën kundër COVID-19

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia franceze ka ndalur një burrë 88-vjeç i cili në një rrugë lokale po voziste me shpejtësi prej 191 kilometra në orë, dhe që u kishte thënë se po ngutet që ta marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e rajonit Rayna, e në rrugën ku është ndalur i moshuari lejohet ngasja me shpejtësi maksimale prej 110 kilometrave në orë.

Megjithatë ky veprim burrit i kushtoi me marrje të patentë shoferit si dhe policia konfiskoi edhe veturën.

Vaksinat kundër coronavirusit, aktualisht mund t’i jepen vetëm personave mbi moshën 75-vjeçare dhe atyre me probleme serioze shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat