Bllokohet timoni pas një defekti teknik, jahti mbi 70 metra përplaset në port – kalimtarët e rastit filmuan momentin

Bota

Bllokohet timoni pas një defekti teknik, jahti mbi 70 metra përplaset në port – kalimtarët e rastit filmuan momentin

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 00:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një super jaht luksoz që kap vlerën e mbi 65 milionë funteve, është përplasur në një port në Karaibe, duke shkaktuar dëme material – e krejt kjo ndodhi pas një defekti teknik në timon.

Jahti mbi 70 metra i gjatë që është në pronësi të Hans Peter Wild, 79-vjeç, që ka pasuri neto prej dy miliardë funteve, nuk dihet nëse në momentin e përplasjes kishte njerëz brenda.

Pamjet e jahtit që ka pistë helikopteri, palestër fitnesi, saunë dhe pishinë e madje një mini-spital – janë publikuar në internet pasi u filmuan nga kalimtarët dhe në masë të madhe është shikuar.

Por, ajo çfarë nuk dihet se sa do të kushtoj riparimi i kësaj anije por edhe porti që në masë të madhe është shkatërruar. E sipas kapitenit të anijes, në momentin e përplasjes timoni kishte pësuar një defekt teknik duke mos mundur ta devijoj përplasjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat