Qyteti më i madh i Zelandës së Re po mbyllet për shkak të një personi të infektuar me COVID-19

Bota

Qyteti më i madh i Zelandës së Re po mbyllet për shkak të një personi të infektuar me COVID-19

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 21:09
Foto

Në Oakland të Zelandës së Re po vihet sërish masa e izolimit total në një periudhë kohore prej të paktën një jave, pasi është zbuluar një rasti i ri me COVID-19, ka bërë të ditur kryeministrja e këtij vendi Jacinda Ardern.

Mbyllja e re po ndodh pas gati dy javëve, kur për tri ditë qyteti me 1.7 milion banorë u izolua plotësisht.

Kjo do të thotë që banorët do të duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, me përjashtim të shkuarjes në punë apo për të blerë artikuj të ndryshëm ushqimor.

Shkollat dhe dyqanet që nuk konsiderohen esenciale do të mbyllen, kurse hyrje-daljet nga qyteti do të kufizohen.

Në pjesën tjetër të Zelandës së Re mbeten në fuqi kufizimet e nivelit të dytë, ku ndalohen tubimet mbi 100 persona dhe gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maskë kur janë duke udhëtuar me transportin publik.

Kryeministrja Ardern ka thënë se në Oakland sot është konfirmuar një rast i ri me COVID-19, që po i brengos qytetarët për faktin se personi është infektuar një javë më parë – duke mos u vëtëizoluar.

Suksesi i Zelandës së Re në luftën kundër COVID-19 është përshëndetur nga shumë liderë botërorë. Në këtë vend që ka 5 milionë banorë – deri më sot janë regjistruar vetëm 26 vdekje nga coronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat