Protesta të dhunshme në Irlandë kundër masave anti-Covid, plagosen tre policë, njëri shtrohet në spital

Bota

Protesta të dhunshme në Irlandë kundër masave anti-Covid, plagosen tre policë, njëri shtrohet në spital

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:43
Pamje nga protesta

Protesta në Irlandë, kundër masave anti-Covid është kthyer e dhunshme. Sipas TheGuardian, tre oficer policie janë plagosur në Dublin.

Lajmi është konfirmuar nga sekretarja e përgjithshëm e Shoqatës së Rreshterëve dhe Inspektorëve Garda (AGSI), Antoinette Cunningham, e cili ndër të tjera ka bërë të ditur se një nga oficerët është shtruar në spital.

 “Unë mendoj për ta dhe familjet e tyre, të gjithë do të preken nga sjellja e neveritshme e këtyre protestuesve.

Presioni, stresi dhe rreziku i vendosur mbi kolegët e mi AGSI-Irlandë sot është i papranueshëm,”-ka shkuar ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat