Trazirat në rrugët e Dublinit, kundërshtohen masat e reja anti-Covid

Bota

Trazirat në rrugët e Dublinit, kundërshtohen masat e reja anti-Covid

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 00:11
Pamje nga protesta

Qindra njerëz dolën sot në rrugët e Dublinit për të protestuar ndaj masave të izolimit për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve në vend.

Protesta e nisur në mënyrë paqësore, ka përfunduar në të dhunshme.

Policia u përplas me protestuesit që përpiqeshin të depërtonin në parkun kryesor, njoftoi televizioni RTE.

Disa njerëz janë arrestuar, ndërsa qeveria ka dënuar dhunën.

“Nuk ka asnjë justifikim për dhunë ndaj policisë ose askujt,” tha zëvendës kryeministri Leo Varadkar në Tëitter.

Qeveria irlandeze ka njoftuar se do të zgjasë masat e rrepta deri me 5 prill, edhe pse shkollat do të rihapen gradualisht nga dita e hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat