Protestat në Mianmar/ Policia qëllon mbi protestuesit, të paktën 9 të vdekur

Bota

Protestat në Mianmar/ Policia qëllon mbi protestuesit, të paktën 9 të vdekur

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Policia ka qëlluar mbi protestuesit në Mianmar duke vrarë të paktën nëntë prej tyre, thonë mjekët, në ditën më vdekjeprurëse që nga fillimi i tubimeve kundër grushtit të shtetit në vend.

Policia goditi qytetarët dhe përdori shkopa gome dhe gaz lotsjellës. Forcat e sigurisë filluan goditjen e dhunshme të shtunën, pas disa javësh protestash kryesisht paqësore kundër marrjes së pushtetit nga ushtria në 1 shkurt.

Udhëheqësit e qeverisë, përfshirë Aung San Suu Kyi, u rrëzuan dhe u arrestuan. Pamjet e mediave sociale nga e diela treguan protestuesit duke ikur ndërsa policia i ndiqte ata, po ngriheshin bllokime të improvizuara gjatë rrugës dhe disa njerëz ishin mbuluar me gjak. Goditja e policisë u zgjerua këtë të dielë ndërsa udhëheqësit e grushtit të shtetit u përpoqën të prishin një fushatë të mosbindjes civile, të cilës nuk po i vjen fundi.

Sipas Anadolu Agency, rreth 800 njerëz janë arrestuar në protestat kundër puçit ushtarak në gjithë vendin pasi junta ushtarake mori pushtetin më 1 shkurt në Mianmar.

Shumë studentë të mjekësisë që demonstronin në Sheshin Hledan në Yangon u morën me automjete policie sot, ndërsa po ashtu u dëgjuan të shtëna me armë në shumë pjesë të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat