Grushti i shtetit në Myanmar, Policia qëllon protestuesit, të paktën 10 viktima

Bota

Grushti i shtetit në Myanmar, Policia qëllon protestuesit, të paktën 10 viktima

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:17
Myanmar

Policia qëlloi kundër manifestuesëve në Myanmar duke vrarë të paktën 10 prej tyre, në ditën më vdekjeprurëse që kur nisën protestat kundër grushtit të shtetit.

Viktima u raportuan në Yangon, Dawei dhe Mandalay, ku efektivët përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

Të shtunën, forcat e sigurisë nisën shtypjen e dhunshme të protestave që kanë përfshirë vendin prej 1 shkurtit, kur ushtria rrëzoi dhe burgosi krerët e qeverisë, përfshirë Ang San Su Ki.

Fushata e spastrimit vijoi edhe të dielën, ndërsa liderët ushtarak po përpiqen me cdo kusht të shuajnë rebelimin civil që nuk tregon shenja zbutjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat