Irani nuk do të flasë për marrëveshjen bërthamore derisa SHBA-ja t’ia heqë sanksionet

Bota

Irani nuk do të flasë për marrëveshjen bërthamore derisa SHBA-ja t’ia heqë sanksionet

Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Irani ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së një takimi jozyrtar me SHBA-të dhe fuqitë evropiane mbi mënyrat për të ringjallur një marrëveshje bërthamore, duke këmbëngulur që Amerika duhet të heqë të gjitha sanksionet e saj të njëanshme fillimisht.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka thënë se nuk ishte koha e përshtatshme për bisedimet e propozuara nga Bashkimi Evropian, raporton BBC.

Shtetet e Bashkuara thanë se ishin të zhgënjyer, por që mbetën të gatshme të “ri-angazhohen në një diplomaci kuptimplote” mbi këtë çështje.

Tensionet janë rritur që kur SHBA-të braktisën marrëveshjen bërthamore me Iranin më 2018.

Presidenti i atëhershëm, Donald Trump, rivendosi sanksione gjymtuese ekonomike për ta detyruar Iranin të rinegociojë marrëveshjen e vitit 2015, të njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA). Irani refuzoi dhe u hakmor me monedhën e njëjtë.

Shtetet e Bashkuara tani kanë shprehur qëllimin për t’u rikthyer te marrëveshja nën presidentin Joe Biden. Por Uashingtoni këmbëngul se Teherani duhet të kthehet në përputhje të plotë me marrëveshjen së pari, ndërsa Irani thotë se kjo do të ndodhë vetëm pasi të hiqen sanksionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat