Dorëzohet kallëzim penal në Gjermani ndaj princit saudit për vrasjen e Khashoggit

Bota

Dorëzohet kallëzim penal në Gjermani ndaj princit saudit për vrasjen e Khashoggit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:03
Mohammed bin Salman

Princi i kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë sauditë janë akuzuar për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit në një ankesë penale të dorëzuar në Gjermani nga organizata për liri të shtypit “Reporterët pa Kufij”.

Ankesa me 500 faqe, e dorëzuar te prokurori publik gjerman në gjykatën federale të drejtësisë në Karlsruhe, përqendrohet mbi persekutimin “e përhapur dhe sistematik” të gazetarëve në Arabinë Saudite, duke përfshirë arrestimin arbitrar të 34 gazetarëve atje dhe vrasjen e Jamal Khashoggi, kolumnist i Washington Post.

“Këta gazetarë janë viktima të vrasjeve të paligjshme, torturave, dhunës seksuale dhe detyrimit dhe zhvendosjes me forcë”, tha Christophe Deloire, sekretari i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij, në një konferencë shtypi të martën, shkruan The Guardian.

Kallëzimi penal vjen disa ditë pas publikimit të një raporti nga inteligjenca e SHBA-së që thotë se princi saudit miratoi vrasjen e Khashoggit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat