Kapet një rrjet i vaksinave false në Afrikë të Jugut dhe Kinë

Bota

Kapet një rrjet i vaksinave false në Afrikë të Jugut dhe Kinë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Policia në Afrikën e Jugut dhe Kinë ka konfiskuar mijëra doza të falsifikuara të vaksinës kundër koronavirusit dhe ka bërë dhjetëra arrestime, njoftoi agjencia ndërkombëtare e policisë - Interpol.

Tre shtetas kinezë dhe një i Zambisë janë arrestuar në një depo në Gauteng të Afrikës së Jugut, ku po ashtu janë gjetur ampula me 2,400 doza vaksinash, tha Interpoli.

Sipas njoftimit, policia në Kinë ka arrestuar 80 vetë në një fabrikë që dyshohet se bën vaksina false. Së paku 3,000 doza të tilla janë gjetur atje.

Interpoli po ashtu tha se është duke pranuar raporte për unaza të tjera të vaksinave të rreme.

Interpoli, me seli në Lion të Francës, lehtëson bashkëpunimin ndërkombëtar midis forcave të policisë dhe kontrollin e krimit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka infektuar afro 115 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë mbi 2.5 milionë.

Vaksinat shihen një mjet jetik për tejkalimin e pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat