Paralizohet kadeti rus pas kishte marr vaksinën ‘Sputnik V’

Bota

Paralizohet kadeti rus pas kishte marr vaksinën ‘Sputnik V’

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Një kadet në Akademinë Ushtarake Smolensk u sëmur pasi mori vaksinën ruse kundër COVID-19, “Sputnik V”, ku pastaj i gjithë trupi i të riut u paralizua.

Sipas medieve ruse, kadeti filloi të ndihej keq pas vaksinimit dhe u transferua në një spital ushtarak, ku u diagnostikua me dhimbje të mëdha të shpinë dhe qafës.

Si rezultat, këmbët e kadetit u paralizuan plotësisht.

Familjarëve të të riut iu refuzua kërkesa për të marrë një makinë ose një helikopter për ta dërguar në Moskë për shërim.

“Një ditë më vonë, kur pjesët e legenit dhe barkut ishin paralizuar tashmë, neve na është dhënë një njësi për kujdes intensiv. Më 2 mars, ne ishim në një spital ushtarak në Podolsk, në një gjendje shumë të rëndë”, tha tezja e kadetit.

Nëna e kadetit thekson se mjekët janë të bindur që sëmundja është shkaktuar nga vaksina “Sputnik V”. /

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat