Bllokimi i eksporteve të vaksinave, kryeministri australian: Nuk ndikon në procesin e vaksinimit

Bota

Bllokimi i eksporteve të vaksinave, kryeministri australian: Nuk ndikon në procesin e vaksinimit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:33
Kryeministri australian Scott Morrison

Australia i ka kërkuar Komisionit Evropian të rishikojë vendimin  për të bllokuar një dërgesë prej 250,000 dozave të vaksinës AstraZeneca. Ndërkohë zëdhënësi i Komisionit Europian, Erik Mamer tha se bllokimi vaksinave ishte një mesazh drejtuar kompanisë AstraZeneca.

“Siç edhe Presidenti i Komisionit e ka thënë shumë herë, ky është një mesazh i qartë: Që ne presim që kompanitë me të cilat Bashkimi Europian ka nënshkruar marrveshje paraprake, të respektojnë kontratën e tyre. Dhe për të gjithë ato kompani që po i respektojnë këto marrëveshje, nuk ka probleme me eksportet,” – tha Eric Mamer, zëdhënës i Komisionit Europian.

Jens Spahn, ministri gjerman i shëndetësisë, tha se duhet bërë kujdes në ndikimin afatgjatë të furnizimeve globale të vaksinave.

“Jemi duke e ndjekur me vëmendje situatën dhe nëse kemi dyshime na duhet të ushtrojmë presion për të garantuar që dorëzimet e vaksinave të vijnë në kohë, vecanerisht kur vaksinimi është cështje ekzistenciale,” – tha Spahn.

Kryeministri australian Scott Morrison tha se dërgesa e bllokuar e vaksinave të AstraZeneca-s ishte e kuptueshme dhe nuk do të ndikonte në programin e vaksinimit të Australisë.

“Italia po regjistron 300 humbje jete në ditë. Dhe unë mund ta mirkuptoj nivelin e stresit dhe ankthit që kanë italianët dhe shumë vende europiane. Në Australi nuk po përjetojmë një situatë të tillë. Megjithatë ne kemi mundur të sigurojmë furnizimet me vaksinat dhe dërgesa të tjera janë duke ardhur, si nga Pfizer ashtu edhe nga Astra Zeneca. Kjo npnkupton se ne mund të vazhojmë normalisht procesin e vaksinimit,” – u shpreh Scott Morrison, kryeministër i Australisë.

Australia nisi programin e imunizimit dy javë më parë, duke vaksinuar fillimisht stafin shëndetësor dhe qytetarët e moshuar me vaksinën Pfizer, edhe pse dozat e kësaj të fundit janë të kufizuara në të gjithë botën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat