“Vallëzimet e arinjve”, rituali misterioz në Rumani

Bota

“Vallëzimet e arinjve”, rituali misterioz në Rumani

Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup me njerëz të veshur si arinj, zbukuruar me thekë të kuqe, duke kaluar nëpër rrugët me dëborë dhe që vallëzojnë mund të jetë diçka e pazakontë për këdo, por për banorët e një qyteti të vogël rumun është krejt normale.

Njerëz të veshur me lëkurë ariu të vërtetë, për vendasit nënkupton një kohë festimi. Ngjarja zhvillohet çdo vit, zakonisht midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, por edhe gjatë festave të tjera lokale, përgjatë dimrit.

Kjo ceremoni është një traditë që, deri vonë, e kanë ndjekur dhe kremtuar pak komunitete rurale në zona të thella të Luginës së Trotusit.

Por, një seri fotografish të realizuara nga një fotografe me origjinë rumune, që jeton në Amerikë, Diana Zeyneb Alhindawi, e kanë bërë këtë ritual misterioz më të njohur për një audiencë të gjerë.

“Vallëzimet e arinjve janë një nga kujtimet e mia më të bukura të fëmijërisë. Është një ngjarje e zakonshme në ato fshatra të thella. Megjithëse nuk shfaqet në fotografi, valltarët përpiqen të duken të egër dhe të frikshëm gjatë vallëzimit”, u shpreh ajo 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat